Policia apelon për kujdes në rrugë

0

Referuar kushteve atmosferike, gjendjes së rrugëve si dhe aksidenteve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka kërkuar sot nga pjesëmarresit në trafik “një vigjilencë të shtuar dhe vozitje më të kujdeseshme duke ju pershtatur gjendjes së rrugëve dhe shenjave të komunikacionit rrugor.”

“Policia e Kosovës iu drejtohet të gjithë pjesëmarrësëve në trafik, e në veçanti drejtueseve të automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve, sepse tani të reshurat ndikojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë, ku në disa akse rrugore mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor e sidomos në orët e vona dhe ato të hershme ku mund të paraqiten edhe ngrica”, ka bërë thirrje Policia e Kosvës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here