Polici vret gruan dhe motrën e saj, më pas qëllon veten

0

Një masakër e vërtetë nga dora e një personi. Një punonjës i policisë qëlloi me armë zjarri kundër gruas dhe motrës së saj duke i lënë të vdekura, ndërsa më pas qëlloi veten me plumb në kokë, duke gjetur vdekjen në spital.

Ngjarja tragjike u shënua mbrëmjen e kësaj të enjte në Vairano Patenora, provincë e Caserta në Itali.

Autori i masakrës është një 52-vjeçar, Marcello De Prata, punonjës i Guardia Di Finanza, me shërbim në Napoli.

Ai hyri në dyqanin në pronësi të së shoqes Antonella Laurenza dhe qëlloi drejt saj dhe kunatës Rosanna. Ai qëlloi edhe drejt vjehrrit dhe vjehrrës, duke i lënë të plagosur, raporton NOA.

Kështu në gjendje shoku qëlloi edhe veten me plumb në kokë, ku për pasojë gjeti vdekjen në spital.

Dyshohet se tragjedia ka ardhur për shkak të debateve mes burrit, gruas dhe familjarëve të saj. 52-vjeçari pas vrasjes së të shoqes dhe vetes, lë jetim dy fëmijë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here