Polici shqiptar nga Presheva: Përqofova Amirin duke qarë, ai pastaj buzëqeshi

0

Pjestari i policisë multietnike në Preshevë Rexhep Arifi, me foton e tij të publikuar nga BBC ka treguar botës se si priten refugjatët në vendin tonë, duke krahasuar me shtetet tjera si Hungaria, ku edhe gazetarët arrijnë ti pengojnë refugjatët, shkruan Presheva.com. Kjo fotografi është nga fshati Miratoc, ku edhe është pika e parë ku hasin refugjatët që vijnë nga Maqedonia.

RexhepArifi-03

Ai ka mbajtë në krahë Amirin e vogël nga Siria të cilin ia kishte dhënë nëna e tij që ta mbante pak sa të çlodhej.

“U ul në tokë, pasi nuk po mund të qëndronte më në këmbë. Fëmia po qante, mirëpo pas një kohe kur e përqafova, ai filloe të buzëqeshte dhe të luaj me mua” ka deklaruar Rexhepi, i cili thotë se nuk e di as kush e ka fotografuar.

“Njerëz, të gjithë ata janë fëmijë, ne duhet të sillemi mirë ndaj fëmijëve. Çfardo feje apo kombësie, fëmijët asnjëherë nuk janë fajtor” ka thënë Rexhepi.

Ndërkohë, gazeta “Zëri”, nga burime e saja, mëson se 34 vjeçari pati një jetë të vështirë. Ai ende pa mbushur një vjet i ndërroi jetë babai.

“Rexha qysh në muajin e parë të lindjes ka mbetur pa njërin prind. Babai i tij Rexhepi, ka ndërruar jetë në një aksident rrugor në Vjen të Austrisë”, thotë njëri prej familjarëve të tij. /presheva.com/

RexhepArifi-02

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here