Polici austriak ia merr kosovarit 500 euro, të dy përfundojnë në gjykatë!

0

Një polic austriak i ka futur në xhepin e vet 500 eurot e dënimit të cilin ja ka shqiptuar ngasësit kosovar të automjetit, pasi që e kishte kostatuar se ai po ngiste nën ndikimin e alkoolit. Kosovari 34 vjeçar me qëndrim në Zvicër kishte pirë katër birra në një lokal në Austri dhe megjithatë kishte vendosur të ngiste veturën e tij.

Polici që kishta ndaluar në rrugë e kishte kushtëzuar: ose t`ia jepte 500 euro «në dorë» ose patentshoferi i tij do të «fluturonte».

I ndodhur në këtë situatë, kosovari vendos të paguajë, por nuk merr asnjë dëshmi nga polici. Por polici në fjalë, pasi që ngjashëm kishte vepruar edhe në dy raste tjera, është duke u gjykuar për keqpërdorim të postit dhe për korrupsion.

Mirëpo, kosovari duket se do ta paguajë edhe një herë «mëkatin» e bërë. Ai sot është gjendur në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Landit në Vjenë ku po përgjigjet për verën penale korrupsion pasi ka dhënë para. Dhe këtë akuzë ai duhet ta durojë edhe përkundër faktit se vetëm dhjetë minuta pas pagesës së mitos, ai e kishte telefonuar policinë përmes thirrjes emergjente për të denoncuar rastin.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here