Policët e Kosovës të sulmuar në Graçanicë dhe Podujevë

0

Në fshatin Llapla Sellë të Graçanicës dje është arrestuar një qytetar shqiptar, pasi ai në gjendje të dehur ka bërë vozitje të rrezikshme duke i rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Pasi është ndaluar nga njësitë policore ky qytetar i ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë, si dhe i ka sulmuar fizikisht. Me vendim të prokurorit ky qytetar është dërguar në burg. Të njëjtën ditë në Podujevë janë arrestuar dy qytetarë të tjerë pasi që ata i kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët ishin duke u përkujdesur për mbarëvajtjen e rendit. Me vendim të prokurorit sulmuesit edhe këtu janë dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here