Pogradec: Dy persona mbyten në rezervuarin e fshatit

0

Dy persona janë mbytur sot pasdite në rezervuarin e fshatit Bradomirë në Pogradec. Policia thotë se ata kishin shkuar për të peshkuar. Njëri është nxjerrë nga rezervuari i pajetë, ndërsa për tjetrin kanë nisur kërkimet.

Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.P, 50 vjeç, banues në fshatin Bletas, i cili ka gjetur vdekjen.

Trupi i tij, është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë në vendngjarje.

Dyshohet se viktima, ka dalë për të peshkuar së bashku me shtetasin Z.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, për të cilin po vijojnë kërkimet si dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

30 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here