Pogradec, 30 të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi

0

Në Pogradec ka shpërthyer një bombol gazi, duke lënën të plagosur 30 persona. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Beragozht në komunën Dardhas.

Kanë qenë banorët e fshatit ata që kanë njoftuar policinë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Ndërsa dy ambulanca kanë bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Pogradecit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 20 nga të plagosurit po trajtohen në spitalin rajonal të Pogradecit, 4 të tjerë kanë marrë mjekim dhe janë larguar nga spitali, ndërsa 6 persona të cilët gjenden edhe në gjendje më të rëndë shëndetësore po transportohen drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Burime nga policia bëjnë të ditur se të lënduarit kanë qenë klientë të lokalit, që përdorte bombolën me gaz për ngrohje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here