Poezi për betejën e Kumanovës

0

NATË PA HANË MBI KUMANOVË

O moj hanë o moj e mjera hanë,
Dritë pse ti nuk je kah na banë?
Dritën tane kush ta ka nxanë?
Nuk po banë dritë sikurse pramë.

Natë e zezë dhe shumë e pa besë!
Në këtë terrë të zi asnjë fije shpresë,
Të nesërmen vallë a do t’a presë
Se të pa-besët na prenë në besë.

O moj hanë o moj drita e motit,
Ndritnaj rrugën si dikur Kastriotit,
Kemi mbetur veq në mëshirë të Zotit
Se u dogjëm moj në flakë të barotit.

Se në flakë moj u dogjëm krejtë
Në flakë të zjarrit plotë katërdhjetë,
Se dëshmorë moj u bërëm dhjetë
Nëpër burgje zdergjen shokt e tjerë.

Nanës time ti moj e lumja hanë,
Nanës time moj ti ai ke thanë;
Djali yt moj në Kumanovë ka ranë,
Në Kumanovë moj varrin e kamë.

Se varri im moj është në Kumanovë
Se aty moj Unë kam rënë dëshmorë,
Nga një vend moj që i thojnë Kosovë,
Se Kumanovë moj vendit tim i thojnë.

Autor:Fejzulla Duraku

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here