Poeti Fahredin Shehu vlerësohet më i miri për vitin 2014

0

Fahredin Shehu është poeti më i mirë për vitin 2014. Këtë shpallje e ka bërë Shtëpia botuese Imza, e njohur si botuese e librave turqisht, shqip dhe boshnjakisht.

Ceremonia e Shpërndarjes së Çmimeve Letrare të Revistës Imza 2014” me mbështetjen e Qendrës Kulturore Turke të Prishtinës Yunus Emre Enstitüsü, do të mbahet të enjten, në ora 18:00, në Qendrën KulturoreTurke Yunus Emre Enstitüsü në Prishtinë .
Shtëpia botuese Imza, e njohur si botuese e librave turqisht, shqip dhe boshnjakisht ndan çmimet letrare për tri vite me radhë në ceremoninë e organizuar me titullin “Çmimet Letrare Kosovare të Revistës Imza”. Në këtë mënyrë ajo shpërblen shkrimtaret dhe poetet kosovarë për veprat e çmueshme me të cilat ata e pasurojnë letërsinë bashkëkohore. Në ceremoninë e këtij viti autorët do të shpërblehen në gjashtë kategori.

Këta janë shkrimtarët dhe poetët dhe veprat e tyre që do të shpërblehen:

Çmimi i Vitit për Librin e Poezisë – Arif Bozacı me veprën e tij ‘’Deniz ve Martı’’
Çmimi i vitit për Librin për Fëmijë – Uzeir Ajredini me veprën ‘‘Već Viđeno’’
Çmimi i Vitit për Përkthim Libri – Kujtim Paçaku me veprën ‘’Ateşin Etrafında’’
Çmimi i Veprës së Vitit – İrfan Morina dhe vepra e tij ‘’Şemsettin Sami’nin ‘Vicdan’’’
Çmimi për Suksesin Jetësor – Fikri Şişko
Çmimi për Poetin e Vitit – Fahredin Shehu.

 

KultPlus.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here