Podujevë: Arrestohen 3 persona, u kapen 41 kilogram drogë dhe afro 3 mijë fishekë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik pas një pune hetimore të suksesshme, dje në fshatin Sekiraqë të Podujevës ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave, dy shtetasëve të Kosovës dhe njërit nga Shqipëria. Me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë dhe pronat e të dyshuarve me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 41 kilogram e 908 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit , Marihuanë”, 2.717 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 6.495 euro para të gatshme, tri vetura të dyshuara, një pushkë gjuetie dhe gjashtë telefona të ndryshëm. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit jane dërguar në mbajtje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here