Po udhëtonte me shokun, 18 vjeçari Mateo Torra nga Pogradeci humbi jetën

0

Ishte duke udhëtuar me shokun në automjet, por ndahet nga jeta në lule të rinisë. Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec ku humbi jetën një 18-vjeçar. Mësohet se viktima e këtij aksidenti tragjik është Mateo Torra i cili ishte duke udhëtuar si pasagjer në mjetin tip “Opel” në momentin që ndodhi aksidenti. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar shokun e tij 22-vjeçarin E.Hidri pasi makina e tij doli nga rruga duke shkaktuar aksidentin tragjik. Aksidenti tragjik ka ndodhur rrugën rurale të fshatit Katjel-Rodokal dhe tani 22-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, pasi në rrugën rurale të fshatit Katjel-Rodokal, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M. T., 18 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, si dhe është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here