Po të varej nga Hajredin Kuçi nuk do të dënohej askush për krime lufte

0

Ministri i Drejtësisë dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë se po të ishte në dorën e tij nuk do të dënohej askush për krime lufte, as nga pala shqiptare por as nga pala serbe. “Po të varej nga unë nuk do ta dënoja askënd nga shqiptarët për krime lufte, madje as nga pala tjetër, jo vetëm nga pala jonë, kjo sepse ne e kemi lirinë si satisfaksion për të gjitha, pastaj në gjithë botën pas luftërave ndodhin amnistitë”, ka thën Kuçi në emisionin “Komiteti” në RTK derisa po fliste për Gjykatën Speciale e cila është në themelim e sipër. Kuçi duke hedhur romuze nga Bajram Rexhepi ka theksuar në këtë emission se ka mundur të bëhej kryeministër i Kosovës para Bajram Rexhepit po të bëhej i pafytyrë. ” Kam mundur të jem kryetar i kuvendit. Kam mundur të jem edhe kryeministër. Kam pasur ofertë edhe para Bajram Rexhepit, por është dashur të behëm i pafytyrë. Këto poste nuk i kam pranuar për këtë arsye”, ka thënë Kuçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here