Po shkonte vetëm në kopësht: “Nuk arrita ta zgjoj dot mamin”…

0

Një polic pa uniformë bëri një zbulim tragjik pasi mori një vajzë të vogël e cila po ecte vetëm sepse nuk donte të “zgjonte mamin”.

Punonjësi që ishte jashtë shërbimit, i cili ka mbetur anonim, po ngiste makinën me gruan e tij kur e pikasi vogëlushen në Shobnall të Burtonit në Britani, sot.

Ai iu afrua dhe e pyeti se ku po shkonte dhe ajo iu përgjigj: “Po shkoj në kopësht. Nuk munda ta zgjoj mamin”.

Më pas vajza e drejtoi atë për nga shtëpia e saj në Shobnall Road, ku mamaja e saj, Nicolla Rushton, 30 vjeç, u zbulua e vdekur.

Detajet tronditëse u zbuluan sot pasi u mësua se policia nuk po e trajtonte vdekjen e Znj. Rushton si rë dyshimtë.

Kryeinspektori Steve Maskrey, i Staffordshire Police, e vlerësoi gjestin e oficerit dhe tha se akti i tij tregoi se policia nuk është asnjëherë “jashtë shërbimit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here