Po punohet intensivisht në kthimin e 9 të vrarëve nga Maqedonia

0

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe Ambasada e Kosovës në Shkup,në bashkëpunim me familjarët e personave të vrarë në Kumanovë, po punojnë në mënyrë intensive , që sa më parë të përfundojnë procedurat e verifikimit të trupave dhe për bartjen e kufomave nga Maqedonia për në Kosovë.
Nga ambasada kosovare në Shkup,prokuroria e rastit dhe Ministria e Drejtësisë bëjnë të ditur se emrat e nëntë kosovarëve të vrarë në Kumanovë janë:
Samid Kastrioti
Mirsad Ndreca
Valon Kabashi
Fatlum Vishesella
Xhafer Zymeraj
Turgaj Gashi
Beg Rizaj
Arben Rexhaj
dhe Hysen Rushiti.
Lidhur me zhvillimet që ndodhën në Kumanovë, Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë, Adnan Jashari ,deklaroi për RTK-në, se është në koordinim të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, me qëllim të zbardhjes sa më të shpejtë të rastit , në kuadër të kompetenca përkatëse.
Ekipi i RTK-së, ka kontaktuar sot edhe me zyrtarët e burgut hetues në Shkup, ku për ngjarjet në Kumanovë janë të paraburgosur 30 persona, prej të cilëve 19 shtetas të Kosovës dhe 11 nga Maqedonia.
Gjatë arrestimit peronat janë keqtrajtuar, por që nga vendosja e tyre në burgun hetues te Shkupit , asnjeri prej tyre nuk është malltretuar fizikisht dhe psiqikisht, pohon zv.drejtori i këtij burgu, Reshat Ramadani
Drejtuesit e burgut hetues në Shkup njoftojnë se po rrjedhin vizitat e familjareve te personave te paraburgosur , me ç’rast bëjnë të ditur se gjatë ditëve të kaluara disa nga familjaret kanë pasur rastin t’i vizitojnë të afërmit e tyre ,kurse ditëve në vijim, e njëjta do tu mundësohet edhe familjareve të tjerë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here