Po ikin mjekët

0

Sipas të dhënave të “HELT Gruper”, vetëm në tre vjetët e fundit mbi 1780 mjekë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia janë larguar për të punuar jashtë vendit.

Gjithnjë e me shumë po rritet numri i mjekëve që po i braktisin vendet e Ballkanit.

Sipas një studimi më të ri të Organizatës ndërkombëtare “HELT Gruper”, gjendja në Ballkanin Perëndimor është alarmante, pasi vendi po humb në mënyrë të vazhdueshme kuadrin e arsimuar mjekësor.
Kjo rrezikon sigurinë dhe shërimin cilësor të pacientëve.

Studimi ka zgjatur 1 vit, ndërsa është zbatuar në Maqedoni, Shqipëri, Serbi dhe Kosovë.

Siç njoftojnë mediat në Shkup, mbi 80% e mjekëve në Maqedoni janë shprehur se gjendja politike në vend është shumë e rëndësishme për vendimin që marrin mjekët për të lënë vendin.

Sipas të dhënave të “HELT Gruper”, vetëm në tre vjetët e fundit mbi 1780 mjekë nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia dhe Kosova janë larguar për të punuar jashtë vendit.
Tendenca e tillë është në rritje të vazhdueshme, veçanërisht në mesin e mjekëve të rinj.
Në të shumtën e rasteve  shkojnë në Gjermani, Slloveni, Dubai dhe Katar. 65% e mjekëve që janë shpërngulur janë shprehur se nuk mendojnë të kthehen më në vend.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here