Po fillojnë avanturat në “Big Brother Albania 8”

0

Banorët e këtij edicioni kanë nisur që javën e parë me flirte e ngacmime ndaj njëri-tjetrit. Kjo gjë u diskutua edhe gjatë spektaklit të mbrëmshëm ku u zbulua se Kika i ka bërë një propozim serioz Marinës dhe pret një përgjigje nga ajo. Marina nuk e ka dhënë akoma përgjigjen e saj, por ndërkohë flirtet mes tyre vazhdojnë. Kika e ngacmon herë pas here dhe madje edhe e puth në kofshë në një moment dhe kjo gjë komentohet nga banorët e tjerë. Ata pyesin Marinën se në ç’pikë ka arritur marrëdhënia e saj me Kikën dhe Kika përgjigjet “vazhdojmë të jemi shokë të mirë dhe do të mbetemi shokë të mirë”. Marina thotë se ajo nuk ka pse të shtojë asgjë nga ato që tha Kika.
Ndërkohë një tjetër histori që duket se po nis është ajo mes Albës dhe Diedonit. Ata ishin partnerë në lojë dhe gjatë javës së kaluar kanë flirtuar me njëri-tjetrin. Tashmë ata nuk janë më partnerë sepse Liderët e rinj të urdhëruar nga Vëllai i Madh vendosën që Alba të jetë çift me Kikën dhe Diedoni më Jonidën. Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Abës, por as Diedonit. Ata të dy vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe gjatë gjithë kohës ngacmohen me gjeste e fjalë.
Kështu në shtëpi vazhdojnë flirtet dhe ngacmimet mes banorëve, por akoma nuk është krijuar një çift që do të lidhen nga ndjenjat dhe jo nga kushtet e lojës që Vëllai i Madh ka vënë këtë vit për ta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here