Plotë fitore të xhudisteve tona në Grand Slamin e Zagrebit

0

Xhudistja nga Kosova, Erza Muminoviq ka mposhtur rumunen, Elena Stere në Grand Slamin e Zagrebit dhe ajo tashmë gjendet në çerekfinale.

Xhudistja kosovare fitoi me ippon, kurse në çerekfinale ajo do të përballet me italianen, Kenye Perna.

Në rrethin e parë Muminoviq eliminoi që në rrethin e parë spanjollen, Patricia Martin Gallardo.

Xhudistja tjetër e Kosovës Flaka Loxha e mundi britaniken, Stephani, Walker, në Grand Slamin e Zagrebit, ndërkaq Fationa Kasapi ka fituar me ippon ndaj austriakes, Julia Sommer.

Ajo tani do të përballet me polaken, Arleta Podolak.

Kjo ka ndodhur në rrethin e dytë pasi ajo rrethin e parë e kaloi pa luftë.

Në këtë Grand Slam të Zagrebit, Kosova është duke u përfaqësuar nga gjashtë xhudistë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here