Pllakë memoriale për të zhdukurit brenda Kuvendit të Kosovës

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është takuar sot me përfaqësuesit e 8 organizatave që trajtojnë çështjen e të zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, si dhe me Prenk Gjetajn, udhëheqës i zyrës qeveritare për personat e zhdukur. Përfaqësuesit e këtyre organizatave paraqitën brengën rreth mosndriçimit të fatit të të zhdukurve, pakënaqësinë lidhur me angazhimin e institucioneve për këtë çështje, si dhe diskriminimin me rastin e kompensimit krahasuar me kategoritë tjera të luftës. Përfaqësuesit e organizatave kanë paraqitur edhe kërkesën për ngritjen e një Obelisku për të pagjeturit, ngritjen e një memoriali për këtë kategori dhe mbajtjen e një seance parlamentare lidhur me të pagjeturit. Kryeparlamentari Veseli ka premtuar angazhimin maksimal institucional që të ndriçohet fati i personave të pagjetur në bashkëpunim me institucionet tjera vendore e ndërkombëtare. Ai ka shfaqur idenë që në nivel vendi të organizohet Java e të zhdukurve, ndërsa nga fundi i marsit apo fillimi i prillit të këtij viti të mbahet një seancë parlamentare kushtuar personave të pagjetur dhe derisa të fillojë puna në Muzeun kushtuar të pagjeturve, të ngritet pllaka memoriale brenda Kuvendit kushtuar këtyre personave. Ideja është mirëpritur nga të priturit e kryeparlamentarit Veseli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here