Platini: PSG e fiton Ligën e Kampionëve

0

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, beson se Paris Saint-Germain është konkurrent serioz për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

Skuadra franceze eliminoi Chelsean duke u kualifikuar në çerekfinale.

Dhe, Platini beson se ata mund të luftojnë për titullin e kampionit.

“Parisienët treguan se janë skuadër që është e gatshmë për ta fituar garën”, deklaroi ai.

“Ata janë të programuar për të fituar tituj”, u shpreh kreu i Federatës Evropiane të Futbollit.

“Nuk befasohem që PSG mposhti Chelsean, edhe me 10 kundër 11. Ata nuk kishin qfarë të humbin”, u shpreh ai.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here