Plasë sherri në mes presidentes Jahjaga dhe zv.kryeministrit Kujtim Shala

0

Në emisionin “Rubikon” të televizionit KTV,zv.kryeministri Kujtim Shala ndër të tjera akuzon presidenten Jagjaga se ka ndikuar në krijimin e koalicionit qeverisës duke diktuar se cilat parti duhet të jenë në koalicion.Menjëherë pas kësaj deklarate,presidentja reagoi përmes rrjetit social Facebook,duke e mohuar se ajo të kishte gisht në ndërtimin dhe marrëveshjen e koalicionit të tashëm qeverisës.

Ja postimi i plotë i Jahjagës:

“Deklarata e sotme e zëvendëskryeministrit Kujtim Shala në emisionin Rubikon të KTV-së, se gjatë periudhës së ngërçit të vitit 2014, Presidentja ka ndikuar se cilat parti të jenë pjesë e qeverisë së tanishme, janë absolutisht të pavërteta dhe të pabaza. Koalicionet qeverisëse i krijojnë partitë dhe partitë vendosin se kur i përfundojnë ato. Partitë duhet të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre dhe jo të përfshijnë Presidentin e vendit dhe partnerët ndërkombëtar në vend, në debate të brendshme politike.t

Presidentja Jahjaga ka ndërmjetësuar ndërmjet partive në gjetjen e një zgjidhjeje për krijimin e institucioneve, në respektim të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe kritereve që burojnë nga to. Presidentja në asnjë takim me liderët e partive politike nuk ka rekomanduar apo shtyrë një opsion të caktuar politik.

Është për keqardhje që një zyrtar i lartë institucional, i cili nuk ka qenë pjesë e diskutimeve për tejkalimin e ngërçit, bën deklarata të pasakta për qëllime politike, në momentin kur qytetarët presin nga institucionet, përfshirë dikasterin që z. Shala udhëheqë, të tregojnë lidership dhe të gjejnë zgjidhje urgjente për çështjet e interesit thelbësor për vendin”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here