Plagosje me armë te “Dollari” për larje hesapesh, në kërkim autori

0

Një person mbeti i plagosur me armë zjarri tip pistoletë, paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja u shënua në afërsi të vendit të quajtur “Dollari”. Lulzim Leckaj, u qëllua dy herë me pistoletë nga një person ende i paidentifikuar.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të saj. Dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur për larje hesapesh.

Në cilësinë e provave materiale uniformat blu kanë sekuestruar 2 gëzhoja plumbash pistoletë TT, si dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë të subjekteve aty pranë për të identifikuar autorin e plagosjes se 35-vjeçarit./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here