Plagoset një polic në kufirin Kosovë-Shqipëri

0

Në pikën kufitare Shqipëri – Kosovë, është plagosur një pjesëtarë i Policisë së Kosovës, mëson gazeta ‘Zëri’.

Polici është plagosur gjatë detyrës së tij, ndërsa gjuajtësit ishin shtetas të Shqipërisë, të cilët po tentonin të fusin drogë në Kosovë.

Saktësisht, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, (premten), kur disa shtetas të Shqipërisë kishin tentuar të fusin drogë  në Kosovë, qëllimi i të cilëve është zbuluar nga policia kufitare e Kosovës.

Të dyshuarit, janë kërkuar nga policia e Kosovës, që të ndalojnë, por shtetasit shqiptarë, kanë vazhduar në përpjekje për të hyrë në Kosovë, mëson ‘Zëri’, nga burimet e saj në polici.

Derisa të dyshuarit po iknin, ata kanë filluar edhe të gjuajnë në drejtim të policisë, me ç’rast kanë plagosur policin kosovar, B.Xh. (emri i plotë i njohur për redaksinë)

Zëri, mëson se polici është plagosur në këmbë, dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ai menjëherë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare (QKU), në Prishtinë, të cilin gazeta është munduar ta vizitojë, por mjekët nuk kanë lejuar.

Mjekët kujdestarë, kanë konfirmuar se po ne QKU është dërguar një polic i plagosur, i cili është vendosur në Klinikën Ortopedike, dhe se tashmë është stabilizuar.

Ndërkaq, policia e Kosovës, ka zgjedhur të heshtë.

Përkundër përpjekjes së ‘Zërit’, për të marrë një deklaratë zyrtare, policia nuk është përgjigjur, duke thënë se ‘nuk janë në dijeni’.

Si rrjedhojë, ende nuk ka informata, se çfarë ka ndodhur me shtetasit nga Shqipëria, nëse kanë arritur të hyjnë në Kosovë, apo janë zënë nga policia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here