Plagoset me thikë, por gjykatësi e mohon

0
Një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës është plagosur mbrëmjen e së dielës në kryeqytet.

Artan Gjermeni dyshohet se është goditur katër herë me thikë nga persona të paidentifikuar.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës me plagë në trup, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorëve.

Vetë gjyqtari nuk ka pranuar të japë sqarime për ndodhinë. Madje ai ka hedhur poshtë plagosjen, duke deklaruar se është lënduar pasi i ka rënë qepeni i garazhit në shpinë.

“Lapsi.al”, duke iu referuar burimeve nga policia, raporton se po hetohet në dy pista: e para ka të bëjë me detyrën dhe e dyta me një konflikt personal.

Artan Gjermeni është gjyqtar i Gjykatës së Tiranës prej më shumë se dhjetë vjetësh, ndërsa ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kryetar i Gjykatës së Lushnjës.

Ju Rekomandojmë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here