Plaçkitësi, jetë luksoze në burg

0

Warren Tevlin, 32 vjeçar, i ka shfaqur online gjërat e tij luksoze që i ka në burg. Ai ka TV dhe atlete të firmave Nike dhe Puma.

Veç kësaj, ai ka edhe një grumbull me ushqim që aspak nuk ofrohet në burg.

Warren Tevlin është duke e vuajtur dënimin prej 30 muajve me burg pasi që ishte zënë duke plaçkitur në gusht të këtij viti, raporton lajmi.net.

Këto fotografi të babait të 4 fëmijëve janë ruajtur pasi që ai i kishte shfaqur në rrjete sociale me ndihmën e iPhone 6S.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here