PK:“Deri në 15:30, 22 policë e 15 protestuesë të lënduar, 27 të arrestuar

0

PRISHTINË, 27 JANAR – Policia e Kosovës zyrtarisht e ka konfirmuar rreth orës 15:30 se deri në këtë kohë në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetvendosje janë lënduar 22 zytarë policor, dy prej të cilëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore ne QKUK, ndërkohë që ka bërë me dije se Policia e Kosovës gjatë kësaj kohe i ka shoqëruar në polici 27 protestuesë. Sipas të dhënave të të njëjtit burim që ka shpjeguar se i ka siguruar nga Qendra Emërgjente, deri në ora 15:30 ndihmë mjekësore në QKUK kanë kërkuar edhe 15 qytetarë. “Si pasojë e vazhdimit të shprehjes së dhunës së disa protestuesve dhe si pasojë e vazhdimit të pandërprerë të hedhjes së mjeteve të forta, gurëve, kubëzave, shkëmbinjve të mëdhenj, koktej molotovi dhe kontejnerëve të ndezur me zjarr të shtyrë në drejtim të zyrtarëve policorë, njësitet relevante policore janë detyruar që në vazhdimësi të intervenojnë, duke përdorur pajisjet e ligjshme policore për të vënë situatën nën kontroll”, ka shpjeguar Policia e Kosovës përmes Zyrës së saj për Informim në Prishtinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here