PK: Të lënduar 19 policë dhe 4 qytetarë, të shoqëruar në polici 22 protestuesë

0

PRISHTINË, 24 JANAR – Duke dhënë bilancin ditor rreth zhvillimeve të protestës së organizer nga OJQ “Thirrjet e Nënave” dhe Lëvizja Vetvendosje, në Prishtinë, Policia e Kosovës në një raport të orës 18:30 ka bërë me dije se “si pasojë e sjelljeve të dhunshme të një grupi të protestuesve janë lënduar 19 zyrtarë policor dhe 4 qytetarë, disa prej tyre që kanë qenë brenda në lokale, lëndime të pësuara po ashtu nga gjuajtja e gurëve nga ana e protestuesve të dhunshëm”. “Njësitet policore detyrimisht është dashur të intervenojnë për të vënë situatën nën kontrollë, ku kanë arritur të shoqërojnë 22 protestues të dhunshëm për intervistim në stacionet policore, për të vazhduar më pastaj me procedurat e parapara ligjore”, ka vazhduar njoftimi. “Po ashtu si pasojë e hedhjes së mjeteve të forta nga ana e protestuesve të dhunshëm, janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në objektin e Qeverisë së RKS-se, si dhe në disa objekte/lokale biznesi”, ka dhënë detaje të tjera Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, në Prishtinë duke theksuar se “Policia e Kosovës vazhdon t’i siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se do ti përmbushë objektivat e saja ligjore”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here