PK: Në Vidovdan morën pjesë 1300-1500 qytetarë, manifestimi mbaroi qetë

0

Policia e Kosovës në bazë të të dhënave nga terreni ka regjistruar rreth (1.300 – 1.500) pjesëmarrës, të cilët në mënyrë të organizuar kanë marrë pjesë në Graçanicë dhe Gazimestan të rajonit të Prishtinës, me rastin e festës me karakter religjioz të quajtur “Vidovdani”.

Fillimisht rreth orës 10:00 sipas një komunikate të Policisë së Kosovës ka filluar manifestimi në afërsi të Manastirit në Graçanicë, “ku kanë marrë pjesë një numër kryesisht i vogël i pjesëmarrësve”.

“Njësitet policore janë përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit në Graçanicë, duke përfshirë edhe njësitet policore të trafikut të Prishtinës, të cilat kanë mundësuar qarkullimin e trafikut duke ri-drejtuar automjetet në rrugë alternative”, ka bërë me dije policia.

Ndërsa rreth orës 13:00, ka filluar manifestimi tek monumenti i Gazimestanit, “ku kanë marrë pjesë rreth (1.300 – 1.500) pjesëmarrës, ku njësitet policore janë përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit si dhe rregullimin-orientimin e komunikacionit rrugor”.

Policia e Kosovës është përkujdesur për të mundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë për të gjithë pjesëmarrësit që kanë qenë pjesë e manifestimit, duke përfshirë edhe qytetarët tjerë të cilët nuk kanë qenë pjesë e këtij manifestimi.

“Manifestimi ka përfunduar i qetë pa ndonjë incident që vlen të potencohet dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë në formën siç edhe kishin ardhur”, ka vënë në pah Policia e Kosovës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here