PK: Kelmendi i AAK-së është ndaluar në cilësinë e dëshmitarit

0

Policia e Kosovës në një njoftim zyrtar të lëshuar pasdite, ka sqaruar se në një rast sot në Mitrovicë ku i ka ndaluar 5 persona “njëri ndër të ndaluarit është edhe z.Kelmendi”, duke folur për Muhamet Kelmendin për të cilin mediat kanë raportuar se është arrestuar nën akuzën për terrorizëm. Sipas PK-së Kelmendi është shoqëruar në polici në cilësinë e dëshmitarit në rastin konkret. “Personat e ndaluar janë shoqëruar për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore”, ka bërë me dije policia pa sqaruar për motivet konkrete të arrestimit të 5 personave.

Të ndaluarit sipas njoftimit janë duke u intervistuar për një rast të cilin Policia e Kosovës (PK-ja) është duke e hetuar.
“Informacioni i publikuar në disa media se urdhërdhënësi i arrestimit është Ministri i Punëve të Brendshme nuk qëndron dhe siç është e njohur ligjërisht Policia e Kosovës ndërmerr të gjitha veprimet e saja konform autorizimeve ligjore që ka dhe në koordinim me Prokurorin kompetent, njëjtë siç është vepruar edhe në këtë rast”, ka sqaruar Policia e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here