PK e përkushtuar kundër terrorizmit, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare do ta rriste efikasitetin

0

PRISHTINË, 21 SHKURT – “Policia e Kosovës është e përkushtuar që në funksion të zbatimit të strategjisë për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit si dhe identifikimin e kërcënimeve potenciale që mund të rrjedhin nga element të ndryshëm, të ndërmarr të gjitha veprimet dhe masat e parapara ligjore”, është theksuar në një komunikatë për media nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës sot pasdite. “Anëtarësimi i Policisë së Kosovës në organizata relevante ndërkombëtare të sigurisë (si INTERPOL, EUROPOL, etj.) do të ndikonte që këto përpjekje për parandalim dhe luftë të përbashkët kundër terrorizmit të jenë edhe më efikase jo vetëm në nivel vendi por edhe më gjerë”, është tërhequr vëmendja aty. Këto deklarime janë bërë pasi policia ka dhënë pak më shumë detaje rreth të arrestuarit një ditë më parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili dyshohej se po shkonte në Stamboll që të vazhdonte për në Siri, që t’i bashkohej organizatës terroriste ISIS. Policia ka bërë me dije se i arrestuari është me inicialet L. R. i lindur më 1997 nga rajoni i Gjilanit. I dyshuari pas intervistimit nga Policia, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 24 orë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here