PK e arreston ikësin nga vendi ku e mbyti një këmbësorë dhe e lëndoi rëndë tjetrin

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije sot se është arrestuar shoferi i cili mbrëmjen e së premtes e kishte mbytur një këmbësor dhe e kishte lënduar rëndë një tjetër. Policia ka njoftuar se ky shofer me përkatësi etnike shqiptare duke lëvizur me veturën e tipit “Shkoda Oktavia”, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, ka goditur dy këmbësor- viktimat meshkuj shqiptar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. I lënduari ende është duke u shëruar në QKUK-Prishtinë. Shkaktari i këtij aksidenti është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit është dërguar në burg. Burime lokale nga Podujeva kanë bërë me dije se këmbësorët po ktheheshin nga xhamia ku ishin falur, në momentin kur janë goditur fatalisht nga shoferi i pakujdesshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here