Pjesëtari i FSK-së zë vendin e parë në garën “Ushtari më i mirë” në Kroaci

0

Në Poligonin Ushtarak “Eugen Kvaternik” në Slunj të Kroacisë, u mbajt Gara ndërkombëtare e “Ushtarit më të mirë” për vitin 2021.

Gara e “Ushtarit me të mirë” u realizua në periudhën kohore 13-19 qershor 2021, ku pjesë e saj ishin  edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovë ( FSK ) si dhe ushtarak nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Britania e Madhe.

“Me përkushtimin, angazhimin dhe përformancen e lartë të treguar gjatë kësaj gare, tetar Sokol Ahmeti nga Regjimenti i Pare i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në mesin e shumë garuesve ka arritur të dal i pari, duke u shpallur Ushtari më i Mirë Ndërkombëtar për vitin 2021”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se edhe pse gara ka qenë sfidë mjaft e rëndë me sukses ka arritur që ta përfundoj edhe garuesja tjetër FSK-së ushtar Endrita Brahimi. Pjesëmarrësit e kaluan së bashku në disa vështirësi, ku pjesë e saj ishte edhe përshkuar rrugës me gjatësi prej 30 kilometra, duke ekzekutuar 12 disiplina Ushtarake.

Pjesëmarrja në gara të tilla, promovon vlerat dhe shkëmbimin e përvojave, ndërsa rezultati i arritur dëshmon edhe njëherë profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë që  kanë pjesëtaret e FSK-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here