Piloti lë avionin në dorën e 14-vjeçarit, fundi fatal

0

Dy djem 14-vjeçarë dhe piloti i tyre, vdiqën në një aksident ajror pasi burri la një prej  adoleshentëve që të merrte kontrollin e avionit të tyre.

Hetuesit zviceranë thonë se piloti zgjodhi një rrugë të rrezikshme fluturimi përpara se të merrte vendimin për t’i dorëzuar timonin njërit prej djemve, duke shkaktuar rrëzimin fatal.

Ndërkohë, edhe një vajzë 17-vjeçare u dëmtua seriozisht kur “Piper PA-28” u rrëzua në Zvicrën juglindore më 2017.

Bordi i Hetimeve të Sigurisë së Transportit zviceran publikoi të premten një raport, ku thuhet se piloti kishte zgjedhur një kurs të rrezikshëm fluturimi. Përveç kësaj, aty thuhet se vendimi i rrezikshëm i pilotit për t’i dorëzuar timonin pasagjerit ishte një faktor i drejtpërdrejtë kontribues për aksidentin.

Përplasja ndodhi rreth 10 minuta pas ngritjes nga toka, ndërsa adoleshentët po merrnin pjesë në një kamp vjetor të një klubi fluturues.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here