Ndihmës piloti e rrëzoi me qëllim avionin – vrau 150 vetë

0

Ka qenë ndihmës piloti i avionit të kompanisë Germanëings që ka rrëzuar me qëllim avionin në Alpet Franceze, me qëllim “për të shkatërruar avionin” thanë zyrtarët francezë përpara pak minutave.

Prokurori i Marsejës, Brice Robin, duke cituar informacione nga regjistruesi i zërave në “kutinë e zezë” tha se ai ndodhej vetëm në kabinë pasi kishte lënë jashtë kapitenin e avionit.
Në mënyrë të qëllimshme, piloti i dytë kishte filluar uljen e avionit, sapo kishte mbyllur derën.
Emri i tij ishte Andreas Lubitz, 28-vjeçar dhe nuk figuron të jetë në ndonjë listë të dyshuarish për terrorizëm. Një pilot me rreth 100 orë fluturim si përvojë, ai ka qenë sipas prokurorit, i gjallë dhe i ndërgjegjshëm deri në momentin kur e ka rrëzuar me qëllim avionin duke vrarë 150 vetë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here