Piloti grek shkon në Turqi me aeroplan ushtarak për të tërhequr para në bankat turke

0

Të lodhur dhe të pamundur nga kushtëzimi për të tërhequr vetëm 60 euro në ditë nga bankomatet, grekët po kërkojnë zgjidhje të reja për të marrë disa të holla më shumë nga llogaria e tyre. Zgjidhja që ka gjetur një pilot ushtarak grek është tejet origjinale. Ai ka marrë aeroplanin dhe ka shkuar në Turqi për të tërhequr para për t’u kthyer më pas me 2 mijë euro në xhep në shtëpi.

Piloti ushtarak grek, Homere Sipostopoulos, ishte duke patrulluar sipër ishullit grek Kos, vetëm tre kilometra larg Turqisë, ndërsa është kujtuar se nuk i kishin mbetur më euro në xhep. Duke e njohur mirë zonën për shkak të stërvitjeve të mëparshme, pa leje në një aereport të braktisur në qytezën Soke pranë Izmirit.

Menjëherë pasi ka zbritur, ai e ka fshehur aeroplanin ushtarak F16 në një hangar të prishur aty pranë aeroportit, ndërsa ka ndërruar edhe veshjen prej piloti. Më pas, i është drejtuar tre bankave në qytezën Soke duke nxjerrë nga ato plot 6 mijë lira turke. Më pas i është drejtuar një pike exchange duke i këmbyer ato me 2 mijë euro.

Pas këtij transaksioni të shpejtë, Sipostopoulos ka nxjerrë sërish aeroplanin e tij duke u nisur për në Greqi me paratë e siguara për disa javë shpenzime.

Pas kësaj ngjarjeje, raportohet autoritetet turke i kanë dërguar një notë proteste atyre greke për veprimin e pilotit Sipostopoulos.

Në fakt, është e gjitha një shaka vere me grekët e bërë nga një portali francez www.radiocockpit.fr,i specializuar në fushën e aeronautikës.

Nuk ka asnjë Homere Sipostopoulos që të ketë marrë aeroplanin për të tërhequr para nga bankomatet turke, qyteza Soke nuk ka aeroport dhe kjo ngjarje nuk ka ndodhur asnjëherë.

Megjithatë, pavarësisht se ishte një shaka e bukur vere, ajo është publikuar si e vërtetë në shumë portale turke dhe greke. /albeu.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here