U pezullua apo la vet punën spikerja e “Zjarr TV”, Enki Braçaj?

0

Enki Bracaj u bë e famshme në Shqipëri, pasi prezantoi lajmet në stacionin “Zjarr TV” me xhaketë të zbërthyer e gjoks gjysmë të zbuluar. Fama e gazetares arriti edhe në faqet e tabloidëve të njohur si “DailyMail” dhe “The Mirror”. Mediet e huaja shkruanin para pak ditësh se ajo e fitoi menjëherë konkursin për prezantuese kur tregoi gjoksin.

Mirëpo fama e Enkit nuk mbaron këtu, megjithëse ajo ishte shprehur se nuk shpresonte të bëhej e famshme “brenda natës”. Tani për të kanë ardhur shumë oferta nga jashtë, madje revista “Playboy” i kërkon që të pozojë për ta. Vetë spikerja bukuroshe  e ka ndarë lajmin në rrjetet sociale, ku shkruan se i është propozuar të bëjë një sesion fotosh për Playboy, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Mirror” raporton se, kjo e ka zemëruar pronarin e “Zjarr TV”, Ismet Drishti, i cili ka vendosur të pezullojë prezantuesen. “Ajo nuk duhet të tregojë gjithçka ka, bukuria e idesë është që të ruajë misterin. Ne jemi të gëzuar që projekti ishte një sukses, por nëse bën foto të tilla do dëmtojë atë që po bëjmë”, tha një burim i TV Zjarr për tabloidin britanik. Në ndërkohë vet Enki Braçaj në llogarinë e saj në Facebook ka mohuar të jetë pezulluar nga puna, duke deklaruar se ajo vet e ka braktisur vendin e punës. Ajo poashtu ka theksuar se për këta nuk ka ndikuar ndonjë ofertë.

“Per te gjithë ata/ato, qe spekulojne se mua me kane pushuar nga puna, i informoj : “Askush nuk me ka pushuar, per arsye te ndryshme une e kam lene punen disa dite me para dhe per kete vendim nuk ka ndikuar asnje oferte qe une kam marr”. FALEMINDERIT PER MIRKUPTIMIN…”, ka shkruar ajo.

 

playboy

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here