Pezullohen ndeshjet e kampionatit të futbollit grek,shkak dhuna në fushë (video)

0

Ndeshjet e kampionatit të futbollit në Greqi do të jenë të pezulluara për një kohë të papërcaktuar pas dhunës gjatë ndeshjes mes Panathinaikos-Olimpiakos.

“Jemi njoftuar se Super Liga dhe Liga e Futbollit janë pezulluan për një kohë të pa caktuar”, u tha gazetarëve presidenti i Super Ligës, Giorgos Borovilos.

Vendimi erdhi pas hyrjes së tifozëve në fushën e lojës në stadiumin e Athinës. Në fushë pati edhe shpërthime fishekzjarrësh, ku njëri prej tyre qëlloi në krah Pajtim Kasamin.

“Ajo që ndodhi gjatë derbit dhe ajo që po ndodh në stadiumet e tjera në të kaluarën ka kaluar çdo kufi… tifozët po hyjnë në fushë, po hedhin fishekzjarrë dhe po dëmtojnë njerëzit; e gjithë kjo situatë e paimagjinueshme nuk mund të vazhdojë”, tha ministri i Sportit, Stavros Kontonis.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here