Petrit Zogaj: “Albin Kurti si Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi “

0

Drejtori i orgaizatës së shoqërisë civile FOL, Petrit Zogaj, i ka përshkruar si politikanë të këqinj Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin, ndërsa ka thënë se Albin Kurti po bëhet si ta.

“Ibrahim Rugova ka qene nje politikan ordiner sikurse po aq ordiner i kemi politikanet sot. Ai, pra Rugova ne fillim te viteve 90-ta na ka thene qe jemi shtet i pavarur, nderkohe qe ishim nen apartied. Hashim Thaci na thoshte ne fillim te 2000-tave qe ishim shtet, nderkohe qe ishim nen Serbi permes 1244 dhe OKB. Rugova na thoshte qe eshte President i asaj kohe, Thaci na thoshte qe eshte Kryeminister i 1999-2000. Te dy ne kohe te ndryshme paten kriju qeveri provizore derisa sundoheshin brutalisht nga te tjeret. E po te dy, ne kohe te ndryshme paten kriju kulte te tyre. Dallimi i vetem eshte se per Rugoven miti vazhdon, nderkohe per Thacin jo. Te dy keta lider udhehoqen parti politike qe u shnderruan ne makineri rrenuese te institucioneve. Te dy keta lider kane bere c’mos qe te marrin pozita politike qe ju pershtatet atyre. Kane bere lloj-lloj kompromisesh. Rugova jepte gjithcka qe te mbetej President, Thaci dikur bente gjthcka qe te behej Kryeminister. E se fundi Thaci po ben gjithcka qe te behet President. Meqe Thaci eshte gjalle, ende nuk kemi arrite ne ate piken qe ta mendojme si Rugoven. Dhe krejt ne fund, ne rruge te ketyre dy lidereve eshte Albin Kurti. Pra ne rrugen e liderit ordiner eshte edhe ky lider. Deri me tash, Kurti ka treguar mjaftueshem qe eshte i gatshem te beje cdo gje vetem e vetem per te ardh ne pushtet. Ne te njejten kohe ka ligjeruar po ato utopi qe dy lideret paraprak na i kane perserite me dekada. Prandaj, nuk e di pse gjithe ky admirim per lideret politik, te cilet pos permbushjes se ambicieve te tyre, thuajse asgje tjeter nuk kane bere. Admirimi per llojin e ketyre lidereve eshte i shpjegueshem vetem me faktin qe kemi nje logjike nenshtruese ndaj gjithckaje dhe ne cdo kohe”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here