Petrit Selimi:Ankesat e qytetarëve për tokat në kufirin Kosovë-Mal i Zi bazohen në amanete të gjyshërve

0

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, duke komentuar ankesat e qytetarëve se po u merren tokat nga Mali i Zi, ka thënë se ankesat e tyre po bazohen në amanete, ndërsa ka thënë se dermakacioni është 100 për qind sipas hartave të Kosovës.

“Ankesat që po shfaqen edhe në media për demarkacionin me Malin e Zi janë të bazuar në amanete të gjyshërve dhe stërgjyshërve të tyre, por amaneti nuk është kategori ligjore dhe kushtetuese, prandaj sipas dokumentacionit të Republikës së Kosovës dhe dokumenteve kadastrave, demarkacioni me Malin e Zi është 100 për qind konform hartave tona”, është shprehur Selimi për gazetën “Zëri”.

Selimi ka thënë se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi nuk e dëmton aspak Kosovën, pasi sipas vija kufitare nuk kalon në brendi të territorit të Kosovës.

Ai në një prononcim për “Zëri”, ka thënë se kufiri i Kosovës do të jetë ai që ka qenë gjithmonë sipas Kushtetutës së vendit.

“Procesi teknik i dy komisioneve ka përfunduar dhe tashmë jemi para fazës së aranzhimit të datës kur do të nënshkruhet demarkacioni midis dy shteteve. Gjatë muajit maj, kjo procedurë do të përfundoj. Me rëndësi është se Komisioni ka dëgjuar të gjitha palët dhe ka konsultuar të gjitha hartat dhe të dhënat kadastrale dhe pa asnjë fije dyshimi kufiri i Kosovës do të jetë ai që ka qenë gjithmonë, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ka 0% dallim midis hartave tona të 1988 kur edhe është kufiri kohor i përmendur në Planin e Ahtisarit, si dhe hartave nga 1974, por edhe ato më të vjetra nga 1930-tat. Ata që kanë dyshime, i lusim te konsultojnë zyrën kadastrale në Komunën e Pejes”, ka deklaruar Selimi për “Zëri”.

Ai më tej ka thënë se procesi është vonuar me qëllim që të mos lihet hapësirë për dyshime.

“Procesi është vonuar sepse Kosova s’ka dëshiruar të lejë asnjë fije dyshimi rreth procesit dhe çfarëdo ankese dhe tashmë është dëshmuar se demarkacioni do të përcjellë vijën e vetme ekzistuese dhe të dëshmueshme nga hartat e palës kosovare. Komuna e Pejës i ka pasur 602.6 km katrorë para 40 vitesh dhe do t’i ketë po aq metra katrorë edhe pas nënshkrimit të demarkacionit. Sipas Pakos së Ahtisarit të ratifikuar nga Kuvendi i Kosoves, kapitulli 8, neni 3, kufiri është ai i datës 31.12.1988”, ka përfunduar Selimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here