Peticion: Lahuta është shqiptare

0

Një peticion është lansuar në internet, i cili i drejtohet Qeverisë së Shqipërisë në lidhje me ndërmarrjen e masave urgjente kundër vendimit të UNESCO-s që lahutën e ka shpallur instrument të Serbisë.

“Ky peticion i drejtohet qeverisë së Shqipërisë që të ndërmarrë masa urgjente dhe të reagojë ndaj vendimit të UNESCO-s,  që lahuta nuk është instrument Serb, të paraqesë të gjitha faktet që shteti Shqiptarë ka në dispozicion dhe ta faktojë që lahuta është e jona, e kreshnikëve të Malësisë e jo e sllavëve të Karpateve”, thuhet në peticion. 

Tutje, ata që krijuan peticionin kanë theksuar se: “nëse nuk reagohet shpejtë atëherë sllavët do të përvetësojnë ç’do gjë shqiptare dhe kështu do të na dënojë historia siç na ka dënuar vazhdimisht duke mos bërë asgjë për të mbrojtur trashëgiminë tonë kulturore”.

Peticioni online: link

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here