Pësojnë gol, shokët e skuadrës nisin grushtat

0

Askujt nuk i pëlqen të pësojë gola, por kjo nuk e justifikon aspak sjelljen e këtyre dy lojtarëve të ekipit brazilian Placido de Castro, të cilët pasi pësuan golin e pestë kundër Rio Branco, zgjodhën që dufin nga humbja t’ia nxirrnin njëri-tjetrit.

Sherri mendohet se nisi pasi njëri prej tyre fajësoi tjetrin për golin e radhës dhe kaq ka mjaftuar që situata të degjenerojë në kaos.

Paradoksale në fakt sepse në shumicën e rasteve, sherret në fushë ndodhin mes lojtarëve kundërshtarë, por ja që ka edhe kështu.

Ajo që e bën edhe më të çuditshme situatën është indiferenca e lojtarëve të Rio Brancos, që e ndjekin me sy dhe nga larg sherrin.

Përsa i përket rezultatit, Placido de Castro e humbi këtë takim të ligës Acreano në shifrat 5-2. /albeu.com/

https://www.youtube.com/watch?v=h1e7hwDeQ7o

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here