Peshku kishte fatin e keq teksa përpiqej të fshihej në tentakulat e kandilit të detit

0

Një fotografi e kapur nga një plazh, ku shihet një peshk brenda një kandili deti, ka surprizuar të gjithë.

Ian Watkins, një zhytës dhe fotograf i kafshëve të egra, kishte dalë për shëtitje herët në mëngjes dhe po shijonte lindjen e diellit në plazhin idilik të Harlyn Bay në Padstow, Cornwall. Kur ai vuri re këtë pamje i bëri menjëherë një foto. Nuk është e shpeshtë që një kandil deti të gjendet në një tokë të thatë.

Kandili i deti busull, trupi i të cilit arrin gjerësinë 30 cm kishte dalë në tokë të thatë me një peshk brenda trupit të tij. Për fatin e Watkins trupi i kandilit ishte mjaft i tejdukshëm kështu që ai mund të shihet përmes tij.

Fotoja u nda nga Cornwall Wildlife Trust, i cili shpjegoi se peshku kishte pasur fatin e keq ndërkohë që përpiqej të fshihej në tentakulat e kandilit të detit nga grabitqarët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here