Peshkopi ortodoks në Argjentinë thotë se është Kryepeshkopi i Shqiptarisë

0

Kryepeshkopi ortodoks me origjinë arbëreshe Alejandro Greco ka goditur rrjetet me një foto të tij të postuar në rrjetet sociale me flamurin shqiptar.

Në një nga postimet e fundit, peshkopi ka publikuar këtë foton, e cila ka pasur një shikueshmëri dhe komente të shumta.

Hirësia shkruan në gjuhën shqipe mjaft mirë dhe kujtohet herë pas here për ngjarjet më të rëndësishme kombëtare. Përkujtimi më i fundit që është kryer në Argjentinë nga Kisha Ortodokse shqiptare atje është përvjetori i patriotit Mihal Grameno.

“Motra e Vëllezër Shqiptarët i dashur, të gjithë Shqiptarët i nderuar që ja duan të mirën Atëdheut, të gjithë pa përjashtim: Sot Përkujtojmë Përvjetori i 90°, më 5 Shkurt 1931, ndërroi jetë në Korçë, Publicisti, Shkrimtari, Atdhetarin dhe Heroit tonë, Luftëtari i Shquar Kombëtar, Mihal Ilia Grameno i madh: Lavdi e Përjetshme e Shume Respekt për Patriotin Mihal Grameno, Herojit i Pavdekshem dhe  Trim mbi Trima te Kombit tonë  Shqipetar, që ka lanë Gjurmë Historike në të mire të Kombit Shqiptar, u kujtofsh brez pas brezi!!!”, shkruan peshkopi Greco./ Gazeta Shqip

Peshkopi ortodoks në Argjentinë thyen rrjetin me flamurin shqiptar

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here