Pesë vjet nga vrasja e Diana Kastratit, Spanja refuzon ekstradimin e të dyshuarit

0

Janë bërë thuajse pesë vjet që kur Diana Kastrati u vra në pikë të ditës  disa metra larg shtëpisë së saj, dhe i dyshuari për vrasjen e saj, ish-bashkëshorti Adnan Jashari ende nuk është kapur nga organet e ndjekjes dhe drejtësisë kosovare.

Madje autoritetet kompetente vendore edhe pse tash e tri vjet po presin përgjigje nga autoritetet spanjolle për ekstradimin e të dyshuarit, ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje, transmeton gazeta New Born.

Ministria e  Drejtësisë thotë se që nga koha kur kjo ministri kishte pranuar informatën se i dyshuari Jashari ishte arrestuar në Shtetin e Spanjës, autoriteteve të këtij shtetit u janë bërë dy kërkesa për ekstradim, mirëpo asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

“Për këtë rast është lëshuar një URDHËRKËRKIM NDËRKOMBËTAR ndaj të dyshuarit dhe i njëjti figuron të jetë i kërkuar në INTERPOL. Ne kishim pranuar një informacion që i njëjti është lokalizuar në Shtetin e Spanjës, mbi bazën e këtij informacioni ne kishim përcjell 2 herë kërkesën për ekstradim dhe pas kësaj ne nuk kemi pranuar asnjë informacion lidhur me statusin e këtyre kërkesave”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë, shkruan arbresh.info.

Zyrtarë të kësaj ministrie thonë se  ky komunikim ishte realizuar përmes EULEX-it si lehtësues i komunikimit me shtetin e Spanjës pasi që të njëjtit nuk e kanë njohur akoma shtetin e Kosovës. Ndërsa që nga viti i kaluar, sipas MD rolin e lehtësuesit me këto shtete e kryen Zyra PSBE (EUSR).

 

interpol

Ndërsa, prokurorja e rastit Besa Limani, ka refuzuar të jap ndonjë përgjigje rreth asaj se çfarë ka ndodhur me këtë rast. Edhe pse redaksia e arbresh.info ka më shumë se një javë që ka kërkuar çfarëdo përgjigje rreth këtij rasti, por nuk ka arritur  me marr asnjë përgjigje të vetme.

Ndërsa avokati Haxhi Millaku, mbrojtës i të dyshuarit Adnan Jashari thotë se kjo lëndë  është në pezullim të procedurës , deri sa klienti i tij gjendet në arrati. Avokati Millaku thotë se nuk di asgjë sa i përket vendndodhjes së klientit të tij dhe se nuk ka komunikuar asnjëherë me të. Avokati Millaku më herët kishte paralajmëruar vetë dorëzimin e Jasharit tek autoritetet vendore, por disa ditë më vonë ai u kap nga autoritetet spanjolle, ku edhe dyshohet të jetë tash.

Ndryshe, Diana Kastrati është vrarë në maj të 2011-së dhe i dyshuari kryesor për kryerjen e këtij krimi është ish-bashkëshorti i saj Adnon Jashari, me të cilin ajo kishte qenë e martuar për 10 vjet. Familja Kastrati një vit pas vrasjes së vajzës së tyre kishte dërguar rastin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, për të konstatuar nëse sistemi i drejtësisë në vend ka funksionuar te rasti i vajzës së tyre, dhe nëse jo, kush është përgjegjës për këtë mosfunksionim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here