Pesë vjet burg për vepër terroriste

0

Fitim Lladrovci është dënuar nga gjykata, të premten, me 5 vite burg për veprën penale pjesëmarrje në grupe terroriste dhe dy vepra tjera armëmbajtje pa leje. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline avokati i tij Nuhi Paqarizi.

“Po, klienti im është gjykuar dje (të premten) dhe është dënuar me 5 vite burg, për tri vepra penale”, ka thënë Paqarizi.

Lladrovci ishte rikthyer në Kosovë përmes aeroportit “Adem Jashari” po atë muaj. Në kthimin e tij ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që në shtëpinë e tij ishte gjetur një Zoll (raketë dore) me një maskë të shkruar në gjuhën arabe, mirëpo ishte liruar, pasi që është futur në procedurë të rregullt./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here