Pesë balena super të mëdha ngordhin në ishullin gjerman

0

Pesë balena super të mëdha kanë ngordhur sapo mbërritën në bregdetin e ishullit gjerman të Texel.

Ekspertët e marinës gjermane konfirmuan ngordhjen e balenave, të gjitha femra.

Qendra bëri me dije se edhe dy të tjera ishin parë pranë bregdetit por ishin larguar.

Pavarësisht se ministria gjermane e ekonomisë dërgoi në vendngjarje një ekip me ekspertë, operacioni i shpëtimit nuk rezultoi pozitiv.

Këto balena notojnë në ujëra deri në 2 mijë metra të thella dhe prenë e tyre e kërkojnë duke përdorur një sistem zanor natyral.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here