Përvjetori i Harvardit, aty ku studiuan Noli e Konica

0

Më 23 shtator 1642 në Kembrixh të kolonisë Masaçusets përurohet universiteti Harvard, një nga shkollat e larta më me ndikim në histori dhe pasuri. Universiteti u quajt Harvard për nder të klerikut John Harvard,  një anglez që kishte emigrar në Amerikë dhe kur vdiq, pasurinë ia la kolonisë Masaçusets me porosinë që të përdorej për nxitjen e arsimit. Harvard është institucioni më i vjetër i arsimit të lartë në Amerikë.  Universiteti i Harvardit ka Bibliotekën më e madhe akademike në Shtetet e Bashkuara, dhe një nga më të madhen në botë. Tetë presidentë amerikanë janë diplomuar nga ky universitet; dhe 144 laureatë të çmimit Nobel kanë qenë studentë ose profesorë të kësaj shkolle. Nga Harvardi gjithashtu kanë dalë rreth 62 miliarderë, shumica amerikanë. I vendosur rreth 5 km në veriperëndim të Bostonit, Unversiteti i Harvardit fillojë të terheqë edhe vemendjen e shqiptarëve emigrantë të përqëndruar me shumicë në atë zonë. Fan Noli mbërriti ne Boston në viti 1906; më 1908 filloi studimet në Harvard; dhe në vitin 1912 u diplomua (gradën Baçelor). Rreth atyre viteve studime në universitetin e Harvardit ndoqën edhe Faik Koncia, Kosta Çekrezi, Kristo Dako, Koço Tashko etj.  Në atë kohë, shqiptarët në universitetet amerikane e veçanërisht në Harvard ishin të rrallë. Por kohët kanë ndryshuar dhe sot studentë shqiptarë mund të gjenden kudo në Universitete amerikane, përfshi Harvardin, ku ata kanë edhe shoqatat e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here