Personi i parë që do të transplantojë kokën

0

Pas fëmijëve me tre prindër, shkenca nuk ka ndërmend të ndalet në eksperimentet e saj me trupin njerëzor. Një kirurg kontrovers tashmë pohon se është gati të bëj transplantin e parë të kokës së një personi në një trup dhurues.

Por nuk mbaron këtu. Një i ri, i cili vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike e njohur si Werdnig­Hoffman (e cila dobëson dhe gërryen muskujt e trupit) ka vendosur ta provojë teknikën e re për t’i shpëtuar trupit të tij të sëmurër.

Valery Spiridonov ka folur ekskluzivisht për MailOnline se si ai ka vendosur të bëhet personi i parë që do të kryej një transplantim koke dhe shpreson që ta bëj sa më shpejt, që vitin që vjen. Valery thotë se është gati për t’i besuar kokën e tij kirurgut Sergio Canavero, i cili pretendon se ai mund t’i presë kokën dhe ta bashkëngjit atë në një trup të shëndetshëm.

275af17100000578-3029376-image-a-3-1428445463062

Djali i guximshëm, Spiridonov, 30 vjeç i cili është një shkencëtar kompjuterash nga Rusia, tha: “Vendimi im është përfundimtar dhe unë nuk kam në plan të ndryshoj mendje” Duke jetuar si i sëmurë gjatë gjithë jetës së tij, 30 vjeçari rus thotë se ai dëshiron të provojë mundësinë e të pasurit një trup të ri para se ai të vdes. “A jam i frikësuar? Po, sigurisht që jam. Por kjo nuk është vetëm shumë e frikshme, por edhe shumë interesante”, tha Valery Spiridonov nga shtëpia e tij në Vladimir, një qytet 120 milje në lindje të Moskës. “Por ju duhet të kuptoni se unë në të vërtetë nuk kam shumë zgjedhje”, tha ai. “Nëse unë nuk e provoj këtë shans, fati im do të jetë shumë i trishtë. Gjendja ime përkeqësohet edhe më shumë pas çdo viti.

Kirurgu Canavero dhe shkencëtari rus Valery Spiridonov kanë folur përmes Skype, por ata nuk janë takuar dhe doktorri nuk i ka shqyrtuar ende të dhënat e tij mjekësore. Kirurgu italian duke folur për CNN tha se ai ka marrë shumë e­mail dhe letra nga njerëz që kërkojnë këtë procedurë mjekësore, por ai këmbënguli se pacientët e tij të parë do të jenë njerëzit që vuajnë nga një sëmundje brerëse e muskujve.

Canavero e ka quajtur këtë teknikë mjekësore jo vetëm të frikshme por edhe të paimagjinueshme si “PARAJSA”. Kirurgu këmbëngul se ekzistojnë të gjitha teknikat e nevojshme për transplantin e kokës në një trup të dhuruar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here