“Përralla e 2015-ës “

0

THËLLËZA MUHAMETI

Ishin vitet 1922 dhe 1924… Na ishte njëherë një burrë i mencur, Faik i thonin. Ky burri kishte një të mirë, që gjërat i thërriste në emër, fliste gjithmonë për të mirën e Shqipërisë, zërin kudo na e conte, nuk e vishte emocionalisht të vërtetën e ndër shumë të tjera kishte thënë:-” Populli shqiptar ka disa veti shumë të mira, por një bandë maskarenjsh, rryfetxhinjsh, hafijesh dhe dallaveraxhinjsh që kanë zënë të gjitha pozitat kyce në politikën e vendit dhe është fare e pamundur t’i shkulësh. Por….“Mos kujtoni se me të ndërruar njerëzit, me të bërë ca kanune të reja, me të ballancuar buxhetin dhe me të thënë e rithënë mijëra herë fraza t’udhëve mbi lirinë e mbi patriotizmën e mbi drejtësinë u mbarua puna. Aspak. Shqiptari ka nevojë të hedhë poshtë zakonet dhe mënyrën e mendimit të tij, ka nevojë për të ndërruar çetelet.” Ta mendosh që ishin vitet 1920 kur Faik Konica shkruante, e sa reale janë pas një shekulli? Absurde… Të mendojmë sa beteja historike kaluam e fituam, e sa pas jemi përsëri…. fituam Pavarësinë në 1912, dhe unë e 1000 si unë (jo më shumë) ndihemi sikur po jetojmë në 1913, sepse nëse atëherë na coptuan Fuqitë e MEDHA, sot po e bëjnë ata që ne i zgjodhëm me dorë, kushdo qofshin, djathtas apo majtas. Trazirat e dy javëve të fundit në parlamentin shqiptar po kutërbojnë. Nuk ka asnjë temë tjetër më të përfolur sesa kjo e familjes “Frroku”. Problemet e tyre me drejtësinë nuk paskan të sosur. Por edhe parlamenti, bashkë me ligjin tonë “cyryk “ I dashka shumë. Sigurisht që nuk mjaftuan akuzat kundër tyre për t’i dënuar, sepse mbrojtja shumëpalëshe ishte goxha e fortë, por absurditeti është se u dashka të pranojmë si deputet të Kuvendit, një të akuzuar për vrasje sepse kështu thotë ligji. Nqs Ligji nuk ka rast përjashtimor, ku është përfaqësimi i sovranit me votë? Ku është e drejta nqs të cënohet interesi personal? Ku është sistemi i së drejtës? Ku është DEMOKRACIA në popull? Jam kurioze të di, ne ku e kemi vendin, përsëri do na shtypin, përsëri do na tallin, përsëri do qeshin me ne? Sa të tjera do durojmë që të kuptojmë që po e hamë sapunin për djathë? I heqim mandatin e deputetit për dëshmi të rreme, dhe ja japim të vëllait të tij të akuzuar për vrasje? Mirë, në rregull se doli i pafajshëm por është e njejta gjë. Kë dekriminalizuam me skenat nëpër komisionet e mandateve, nëpër séanca plenare e dreqi me të birin? Dekriminalizuat popullin, sepse po e bëni si mafia e viteve 80, pushteti le të rrijë në familje! Si shumë zgjedhje të tjera, edhe këtë herë popullit shqiptar do i imponohet dikush, për favor të dikujt, i zgjedhur nga ai, që nuk i kundërvihet dot atyre, konform ligjit dy nga një familje në një nderrmarrje nuk lejohen sigurisht e kështu vazhdon përralla…. Ne i duam shumë përrallat, aq shumë i duam sa nuk po kuptojmë me realitetin, vec presim përrallën e të enjtes me endje të madhe për ta diskutuar tek kafja, sepse një peticion me 1mln firma e bëjmë vetëm për fushatë dhe për favor të LULIT , në protestën e radhës. Le t’i harrojmë përrallat e të merremi me ato që vërtetë kanë rëndësi, le ta lëmë politikën të merret me ne e jo ne me politikë, sepse për sa kohë do ekzistojë e kundërta, do na përfaqësojë krimi dhe nuk do kemi më asnjë vlerë, por do jemi ne antivlera e botës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here