Përplasjet LDK-PDK në Ferizaj:Kryetari Sfarqa e quan PDK-në të frustruar

0

Partnerët e koalicionit qendror qeverisës LDK-PDK, nuk i kanë punët mirë në Ferizaj. Kryetari i Komunës së Ferizajit Muharrem Sfarqa, që vije nga LDK ka lëshuar sot një komunikatë ku ka shfaqur paknaqësinë rreth denoncimeve që PDK-ja lokale po ia bënë pushtetit që ai e drejton. “Kërkesa e saj në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, për suspendimin e kryetarit të Ferizajt, paraqet vetëm edhe një moment të luftës dëshpëruese politike, që t’i bëjë trysni kryetarit dhe pushtetit në Ferizaj, sa më shumë që të jetë e mundur, si dhe një mënyrë për të komunikuar me elektoratin e vet”, ka theksuar ai ndër të tjera.

 

Më poshtë mund ta lexoni të plotë komunikatën e kryetarit të Ferizajit:

 

PDK as pas dy vitesh nuk po mund të pajtohet me humbjen e pushtetit

Dega e PDK-së në Ferizaj e ka ashpërsuar veprimtarinë e vet vazhdimisht denoncuese ndaj pushtetit lokal dhe as pas gati dy vitesh, nuk po mund të pajtohet me humbjen e pushtetit. Kërkesa e saj në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, për suspendimin e kryetarit të Ferizajt, paraqet vetëm edhe një moment të luftës dëshpëruese politike, që t’i bëjë trysni kryetarit dhe pushtetit në Ferizaj, sa më shumë që të jetë e mundur, si dhe një mënyrë për të komunikuar me elektoratin e vet. Kjo është e drejtë legjitime e secilit subjekt politik, por një opozitë e mirëfilltë do ta bënte luftën politike duke ofruar alternativa më të mira qeverisëse dhe jo duke penguar punën e pushtetit. PDK e Ferizajt në dy raste gjatë kësaj vere, e bllokoi punën e Kuvendit të Komunës, pikërisht atëherë kur në rend dite ishte Korniza Afatmesme Buxhetore, duke shkaktuar mungesë kuorumi, për të nxjerrë përfitime politike nga pengimi i punës së institucionit më të lartë të Komunës. Këto dëme të shkaktuara prej saj, PDK tani ia mvesh kryetarit të Komunës dhe pushtetit lokal dhe dëshiron të nxjerrë përfitime të tjera. Unë besoj se Qeveria e Kosovës dhe ministritë e saj do ta vlerësojnë drejt angazhimin tim dhe të pushtetit lokal të Ferizajt, ndërsa PDK do të vazhdojë të shfryjë frustrimin e vet. Kështu zhvillohet demokracia dhe konkurrenca politike.

 

30 shtator 2015                                                                    Muharrem Svarqa

Kryetar i Ferizajt

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here