Përplasen Vetëvendosje e Lista Serbe

0

Një përplasje në distancë po e realizojnë lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Pasi dje zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi, përmes një deklarate e quajti këtë grupacion politik serb “krijesë fashiste”, ka reaguar sot Lista Serbe.

Sipas Listës Serbe, pikërisht sjelljet e Vetëvendosjes janë shoviniste dhe frikësuese për serbët në Kosovë.

“Organizatat siç është Vetëvendosja fuqinë e vet e humbë në shkatërrime dhe i vetmi interes i tyre është lufta kundër çfarëdo sistemi rregullues, për çka para do kohësh kanë mundur të vërtetohen qytetarët e shumë qyteteve në Kosove. Qasja e vetme e saj është paturpësia e deklaratave populliste dhe keqpërdorimi i problemeve të grumbulluara ekonomike që shfaqin pakënaqësinë e qytetarëve”, thuhet në reagim.

Kur është fjala për akuzat e Vraniqit se Lista Serbe nuk posedon kurrfarë respekti për qytetaret shqiptarë, subjekti politik serb dëshiron të përkujtojë se “nuk janë anëtaret e organizatës së tyre ata që sistematikisht rrënojnë përmendoret e fqinjëve të tyre dhe nuk gjuajnë me gurë njerëzit të cilët shkojnë të vajtojnë të afërmit e tyre të vdekur”.

“Çfarë pozite do të kishin serbët nëse fjalën vendimtare në jetën politike do ta kishte Lëvizja Vetëvendosje? Për fat të mirë, kurrë nuk do ta kuptojmë, sepse besojmë që shumica e bashkëqytetarëve tanë shqiptarë dëshiron të jetojë në shoqërinë në të cilën turma nuk sulmon institucionet e veta dhe nuk sulmon gazetarë apo autobusë”, thuhet në reagim.

Lista Serbe fton Vetëvendosjen të pushojë me gjuhën e urrejtjes dhe veprimet ekstremiste të cilat destabilizojnë politikisht Kosovën sepse nga këto nuk mund të kenë leverdi as shqiptarët as serbët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here